Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stoltenberg: Është e rëndësishme të rritet numri i pjesëtarëve të KFOR-it

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është e rëndësishme që të rritet numri i pjesëtarëve të misionit KFOR për shkak të rritjes së tensioneve në Kosovë.

NATO-ja mori vendim të vendosë trupa shtesë në Kosovë, pas sulmit nga grupi paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Kemi parë rritje tensionesh, prandaj është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg të mërkurën para samitit dyditor me ministrat e Mbrojtjes të shteteve anëtare në Bruksel.

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s të mërkurën dhe të enjten do të diskutojnë për shumë zhvillime, përfshirë situatën në Kosovë. 

Përveç Kosovës, NATO-ja do të diskutojë edhe për Ukrainën, zhvillimet në Lindjen e Mesme pas konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit dhe dëmtimin e gazsjellësit në Finlandë. Diskutime do të ketë edhe për forcimin e mëtejmë të mbrojtjes së NATO-s.

Mbledhja e Grupit të Kontaktit për Ukrainën në NATO, misioni amerikan ‘fokuson’ Bashkim Jasharin

Edhe Komandanti i KFOR-it njofton Beogradin për reduktimin e trupave në Kosovë pas përmirësimit të gjendjes Arbëri 2 d. më parë Komandanti i KFOR-it njofton Beogradin për reduktimin e trupave në Kosovë pas përmirësimit të gjendjes

Gjatë ditës së sotme u mbajt edhe mbledhja e 16-të e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës. Komandant i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, i është bashkuar ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë nga gati 50 vende për këtë mbledhje.