Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, i udhëhequr nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht koordinatorit nacional për Siguri Kibernetike, Behar Selimi, pritën në takim shefin e stafit të KFOR-t, Aemal Bahadur, me të cilën folën për situatën e përgjithshme të sigurisë, në veçanti për gjendjen e sigurisë kibernetike.
Selimi dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike e njoftuan për ta arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me sfidat me të cilën përballen sa i përket gjendjes së sigurisë kibernetike në Kosovë.
Në këtë takim me zyrtarin e lartë të NATO-s u bisedua edhe për gjetjen e bashkëpunimit në rritjen e sigurisë në këtë fushë.
Të dy palët dakorduan se së shpejti do të vijë një eksperte e NATO-s në Kosovë, për të vlerësuar nevojat për mbështetje nga NATO.
-
NATO dhe Kosova diskutojnë për sigurinë kibernetike
-
Siguria kibernetike kërkon përpjekje të shtuara institucionale
-
NATO rikonfirmon angazhimin e palëkundur për sigurinë në Kosovë
-
Zemaj takon shefin e misionit amerikan në NATO: Forca e SHBA-së, faktor kyç e mbështetës i fuqishëm në Kosovë
-
KFOR: Bashkëpunimi NATO-BE kyç për sigurinë në Kosovë