Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

NATO e përkushtuar për stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, deklaroi të enjten, se e mbështet procesin normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë nëpërmjet dialogut, duke thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është mënyra e vetme për gjetje të zgjidhjes.

Në takimin e përfaqësuesve të 30 shteteve anëtare të NATO-s me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, në Prishtinë, u tha se dialogu Kosovë-Serbi, do të gjejë zgjidhje për respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve “si dhe mund të çojë në një paqe të qëndrueshme”. Geoana theksoi se NATO-ja do të jetë e përkushtuar për mjedis të sigurt dhe për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Në takim, ku pati edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, Geoana tha se pushtimi rus në Ukrainë ka ndryshuar rrënjësisht arkitekturën evropiane të sigurisë. Sipas tij, NATO-ja do të mbetet e përkushtuar për mjedis të sigurt dhe për stabilitet më të gjerë në rajon.

Zv.sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të enjten, u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe me kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Artikuj të ngjashëm