NATO-ja e ka uruar Shqipërinë me rastin e festës së pavarësisë.
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar nga ndjekësit e tyre që ta ripostojnë urimin e tyre.
“Ripostoni që të na bashkoheni për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë në ditën e pavarësisë së tyre. Ne jemi NATO”, shkruhet në postimin e NATO-s.
Retweet to join us in celebrating our Ally ?? #Albania on their #IndependenceDay!#WeAreNATO pic.twitter.com/mK1cXdg60M
— NATO (@NATO) November 28, 2022
Festën e ka uruar edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Shqiptarët tanë, aleatët dhe miqtë. Shqipëria ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe kontribuon me më shumë se 50 ushtarë në misionin e KFOR-it”, ka shkruar KFOR-i në Facebook.
Shqipëria feston të hënën 110 vjetorin e Pavarësisë, si dhe Ditën e Flamurit.