Janë bërë 18 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë.
Fushata ajrore, që zgjati 78 ditë, u përmbyll me dëbimin e forcave serbe nga Kosova dhe me futjen e rreth 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë si dhe kthimin e refugjatëve, rikujton KTV.
Krerët institucionalë kanë shprehur mirënjohje për shtetet e Aleancës Veri-atlantike. Po sot është shënuar edhe 19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, ku morën pjesë qindra qytetarë.
Me rastin e 19-vjetorit të kësaj epopeje, në këtë fshat kanë qëndruar qindra qytetarë dhe disa prej figurave të jetës publike. Derisa një vit më para të pranishmëve u ishte drejtuar ish-komandanti i UÇK-së në këtë zonë Ramush Haradinaj, në mungesë të tij ka folur vëllai.