Deputeti Naser Rugova nga radhët e koalicionit LAA ka kritikuar sot deputetët në vazhdimin e seancës konstituive, duke thënë se pa konstituim të Kuvendit nuk mund të ketë debate.
Ai me këtë rast iu drejtua shefit të Grupit Parlamentar të LAA-s, Avdullah Hoti, duke kërkuar që t’i respektojë normat kushtetuese dhe ligjore.
“Së pari, ne si deputet të zgjedhur që e respektojmë kushtetutën vendit dhe ligjet në fuqi duhet ta kemi të qartë. Jemi në seancën konstituive të kuvendit dhe nuk kemi të drejtë debati. Profesor Hoti si kryetar i grupit parlamentar të LAA-së ju lutem t’i respektojmë normat kushtetuese dhe ligjore. Së dyti, kjo foltore mos të tentohet të shndërrohet në një foltore ku dikush e merr rolin e prokurorit e është në bankën e të akuzuarit, e dikush shet moral për drejtësi kur ne ia dimë njëri-tjetrit letrat. Në këtë kuptim duhet të jemi të kujdesshëm duhet të sillemi konform edhe të një bontoni të zgjedhurit të popullit. Ne jemi organ legjislativ i vendit. Përderisa gjyqësori apo edhe instancat tjera të gjyqësorit nuk marrin vendime për dikë, sepse ne mund të dhamë kualifikime jo bash të hijshme për njëri-tjetrin. Në kuptimin më pozitiv të fjalës më unifikues, i kemi lodh qytetarët po edhe miqtë tanë ndërkombëtar edhe opinionin publik me maratona boshe në këtë foltore. Andaj konform kushtetutës zoti kryesues e fton seancën nuk ka kuorum, nuk ka debat, shkojmë tutje. Do të vijë koha kur do të konstatohet organet kompetente të vendit dhe jemi të gatshëm të gjitha temat”, tha Rugova