Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Naim Fetahu, është zgjedhur kryetar i degës së kësaj partie në këtë komunë.
Në Kuvendin zgjedhor të PDK-së në Podujevë që është mbajtur gjatë gjithë ditës së diel, Fetahu kundërkandidat e ka pasur Fahri Osmanin, që është drejtor i Mensës së Studentëve.
Kryetari i ri i degës së PDK-së në Podujevë ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, zëvendësministër i Shëndetësisë, zv.ministër i Administratës Publike dhe në Ministrinë e Financave. Për një vit ai ka qenë edhe drejtor i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës.
Fatahu ka qenë kryetar i Degës së PDK-së në periudhën 1999-2005.
Kuvendi është duke i vazhduar punimet për zgjedhjen e Këshillit Drejtues dhe organeve tjera të degës.