Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka bërë të ditur kandidaturën e kësaj partie për zgjedhjet për kryetar të Podujevës.
Në një postim në Facebook, i pari i partisë më të madhe opozitare në vend ka shkruar se Floreta Zejnullahu do të kandidojë për të parën e Podujevës më 17 tetor.
“Me punën e saj, transparente e të pastër mbi të gjitha, Podujeva do të përjetojë ndryshime të mëdha, projekte inovative që sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, për vende pune e hapje te biznesit, më shumë sport e kulturë, më shumë barazi. Mbështetja jonë për të do të jetë e pa rezervë”, shkruan Krasniqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Hamza zyrtarisht kandidat për kryetar të PDK-së
-
Krasniqi në veri: Aty ku është PDK-ja, ka gjithmonë shpresë, besim e forcë
-
Justina Pula, “propozimi” i PDK-së për presidente
-
VV-ja e PDK-ja arrijnë marrëveshje për qeverisjen në Podujevë, Shabani zgjidhet kryesues
-
Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit