Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka prezantuar Udhërrëfyesin e financimit të bazuar në performancë të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë.
Udhërrëfyesi është hartuar në bashkëpunim me Ministrinë Federale Austriake të Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit, me mbështetjen e HERAS Plus.
Ministrja, Arbërie Nagavci, me rastin e prezantimit të udhërrëfyesit, ka thënë se bazuar në këtë dokument universitetet do të financohen në bazë të performancës. Sipas saj me këtë lloj të financimit do të rritet transparenca dhe cilësia në arsimin e lartë.
“Me lansimin e udhërrëfyesit të financimit të bazuar në performancë për Universitete Publike, të gjithë e dimë që kjo ka qenë e paraparë edhe me ligjin aktual, mirëpo ndonëse ka më shumë se një dekadë që ky ligj është në fuqi dhe financimi është obligim ligjor sipas Ligjit për arsimin e lartë të vitit 2011, kjo nuk është zbatuat asnjëherë. Kjo mënyrë e financimit besoj që e rritë përgjegjësinë dhe transparencën sepse kjo do t’i shtyrë Universitetet që të planifikojnë kujdesshëm, mbi të gjitha që të sigurohen që kanë implementuar suksesshëm në gjithë atë që kanë planifikuar. Ne besojmë që qeverisja e institucioneve të arsimit të lartë do të bëhet dukshëm më efketive dhe do të realizohen të gjitha qëllimet dhe objektivat e tyre. Menjëherë jemi edhe në përgatitjen e udhëzimit administrative në mënyrë që në vitin 2023 të nënshkruhen kontratat e performancës”, ka theksuar Nagavci.
Ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, ka theksuar se Kosova mund të marrë përvoja nga mënyra e financimit të arsimit të lartë nga shteti i tij dhe për këtë janë të gatshëm të kontribuojnë.
“Siç e dini Austria është me aktive në sektorin e arsimit të lartë në Kosovë dhe kjo është një përgjegjësi e madhe për ne. Ky udhërrëfyes ka qëllim ta udhëzoj Ministrinë e Arsimit se si të përcaktoj financimin e institucioneve të arsimit të lartë duke u bazuar në provoja e Austrisë. Duke parë që Austria mund ta ndihmoj këtë është një kënaqësi e veçantë për ne. Nëse me projektin tonë mund t’iu ndihmojmë të rinjve që të arrijnë kjo është shumë e mirë”, ka deklaruar ai.
Elmar Pichl, nga Ministria Federale Austriake e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit u shpreh i lumtur që fuqizohen raportet Kosovë-Austri.
Edhe
Bursa për nxënësit me rezultate të mira që zgjedhin profile deficitare
Sipas tij, modelet e financimit të bazuar në performancë përdoren në shumë vende.
“Modelet e financimit të bazuar në përformancë qëndrojnë dhe janë të rëndësishme dhe përdoren në shumë vende. Nganjëherë reformat marrin kohë, por disa nuk mund të presin shumë sidomos ato të arsimit. Është e qartë së qeverisja dhe financimi i ri duhet të filloj tani. Të gjithë personalitetet, udhëheqësit të arsimit të lartë duhet të përfshihen në këtë. Universitetet duhet të zhvillohen dhe prandaj duhet të punojmë më këtë”, ka theksuar ai.
Aqim Emurli, udhëheqës i Projektit “HERAS Plus”, ka deklaruar se përgatitja e këtij udhëzuesi ka filluar qysh në vitin 2021 dhe se janë të gatshëm që implementimin e këtij projekti të fillojnë menjëherë. /EO
-
Hamza prezanton zotimet për arsimin: Digjitalizim dhe Fond të Bursave në vlerë prej 30 milionë eurosh
-
Studentët e sistemit serb jashtë ndihmës së Qeverisë
-
Kos thotë se dialogu me Serbinë është kyç në rrugën drejt BE-së, bën thirrje për institucione të qëndrueshme
-
Nagavci: Procesi i edukimit të fëmijëve kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve