Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se institucioni që ajo e udhëheq, ka shënuar performancë më të mirë sesa vitet e kaluara, duke shtuar se gjatë 2021-s, vëmendja ka qenë te transparenca dhe llogaridhënia.
“Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2020, kishte rezultuar me 22 rekomandime, prej të cilave 15 rekomandime janë zbatuar gjatë vitit 2021, ndërsa 6 rekomandime janë duke u zbatuar, për arsye se janë çështje të cilat nuk varen vetëm nga MASHTI, por edhe nga institucione të tjera”, thuhet në statusin e saj në Facebook të hënën.
Sipas saj, arsimi në Kosovë po zhvillohet me përkushtim.
“Me transparencë, llogaridhënie e punë, i sigurojmë qytetarët tanë se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim, segment ky që siguron zhvillimin e vendit dhe të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Raporti i auditimit për MASHTI ndër vite (2017-2021), bazuar në zbatueshmërinë e rekomandimeve, forma grafike”, shtoi ajo.
Ministria e Arsimit ka shënuar performancë shumë më të mirë se viteve tjera dhe kjo do të thotë se gjatë vitit 2021 i...
Posted by Arbërie Nagavci on Monday, June 27, 2022
Muaj më parë, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin e ministres Nagavci për t'i kthyer në shkolla nxënësit e fshatrave të Kamenicës, që refuzonin t'i ndërronin shkollat për shkak të reformës së nisur nga ish-kryetari Qëndron Kastrati. Kushtetuesja në vendim pati thënë se vendimi i MASHTI-t nuk ka qenë nën kompetencë të tij, me ç'rast ka cenuar përgjegjësinë komunale.
-
Nagavci mbron vendimin me të cilin shkeli Kushtetutën
-
Nagavci pas vendimit të Kushtetueses: S’mund ta toleroj shkeljen e të drejtave të fëmijëve
-
Kastrati pasi fitoi rastin ndaj Ministrisë: Nagavci të japë dorëheqje
-
Nagavci për mësimin tërëditor në Prishtinë: Gjetjet treguan se në shumicën e rasteve ishin improvizime
-
Drejtori i PISA-s thotë se nxënësit në Kosovë janë të lumtur, por jo edhe akademikisht të suksesshëm