Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se në mungesë të propozimeve nga partitë opozitare, kanë vendosur të propozojnë dy aktiviste, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha, për postin e presidentes së vendit.
Ajo tha se është parë se Rushiti ka mbështetjen e deputetëve, duke marrë 63 vota për në raundin e parë të votimit.
“Ftojë të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën nesër e të mundësojmë zgjedhjen e presidentes. Me aq sa jam në njohuri, nuk ka asnjë hezitim në raport me personalitetin e figurës së doktoreshës Feride Rushiti”, tha Nagavci pas seancës së jashtëzakonshme.
E pyetur pse është filluar me votimin, pa pjesëmarrjen e 2/3 të deputetëve, Nagavci tha se në sallë ishin të pranishëm mbi 60 deputetë për ta nisur seancën.
Ajo tha se do të vazhdohet nesër në ora 10:00 me seancën.
64 deputetë votuan në raundin e parë, shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit
Seanca për zgjedhjen e presidentit/es së Kosovës është shtyrë për nesër 28 prill, në orën 10:00. ...-
Nis votimi për president, opozita nuk është prezente në sallë
-
Nagavci: Të votojmë të martën presidentin dhe projektligjin për Specialen
-
Nagavci: Tërheqja e Sejdiut nga gara për president është humbje
-
Nagavci akuzon ish-partitë opozitare se duan ta çojnë vendin në zgjedhje
-
Vetëvendosje insiston në kandidatë jopartiakë për president