Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga komunat që të punësojnë asistentë në ndihmë të nxënësve që kanë vështirësi në adaptim dhe mësimnxënie, me buxhetin që është ndarë për këtë punë.
Në një reagim në Facebook, Nagavci ka shkruar se MASHTI ka ndarë buxhetin për punësimin e asistentëve, por sipas saj, Komuna e Prishtinës nuk e ka bërë një gjë të tillë. Reagimi i saj ka ardhur pas raportimeve se një 8-vjeçare me autizëm është larguar nga shkolla “Elena Gjika”.
“MASHTI në kuadër të sigurimit të mekanizmit të mbështetjes se shkollës dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara ka ndarë mjetet dhe buxhetin për punësimin e asistenteve, Komuna e Prishtinës e ka pasur të lejuar punësimin e 12 asistentëve dhe detyra e tyre ka qenë pikërisht mbështetja e nxënësve me aftësi të kufizuara që kanë vështirësi në adoptim dhe mësimnxënie. Fatkeqësisht, Komuna e Prishtinës nuk i ka punësuar këta asistentë”.
Ministrja ka garantuar mbështetje në cilindo rast ku shkelet të drejtat e nxënsve të shkollave.
“MASHTI në kuadër të sigurimit të mekanizmit të mbështetjes se shkollës dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara ka ndarë mjetet dhe buxhetin për punësimin e asistenteve, Komuna e Prishtinës e ka pasur të lejuar punësimin e 12 asistentëve dhe detyra e tyre ka qenë pikërisht mbështetja e nxënësve me aftësi të kufizuara që kanë vështirësi në adoptim dhe mësimnxënie. Fatkeqësisht, Komuna e Prishtinës nuk i ka punësuar këta asistentë. Ne, edhe këtë vit tashmë kemi ndarë mjetet financiare për punësimin e 100 asistenteve dhe Komuna e Prishtinës është një prej komunave që ka pranuar të gjitha informatat për të shpallur konkursin për punësimin e 15 asistentëve, këtë vit”, tha ajo.
Edhe
Nagavci thotë se janë buxhetuar pagat për 500 asistentë për nxënësit me aftësi të kufizuara
I bëri thirrje Komunës së Prishtinës dhe komunave tjera të cilave u janë alokuar mjetet, që të shpallin konkurset dhe të punësojnë asistentet, të cilët duhet t’i angazhojnë në shkolla për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje.
Me shqetësim mora informatën për rastin e nxënëses 8 vjeçare, me aftësi të kufizuara , të cilës ju pamundësua vijimi i...
Posted by Arbërie Nagavci on Friday, February 4, 2022
-
Nagavci thotë se fokus e ka përmirësimin e kushteve në shkolla për fëmijët me aftësi të kufizuara
-
MASHTI e komunat fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin në punësimin e 300 asistentëve në shkolla
-
Nagavci për mësimin tërëditor në Prishtinë: Gjetjet treguan se në shumicën e rasteve ishin improvizime
-
Ministria do raport zyrtar për “studentët” e Gjuhës dhe të Letërsisë sa për një mijë euro