Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura është e ulët.
Gjatë raportimit në Komisionin për arsim të martën, pa pjesëmarrjen e plotë të deputetëve, opozitarë, ministrja Nagavci paralajmëroi se shumë shpejt do të miratohet Projektligji për arsimin e lartë në Qeveri dhe më pastaj në Kuvend.
Përmes tij, sipas ministres Nagavci do të rregullohen kriteret për themelimin e institucioneve për arsimin e lartë dhe emërimet akademike.
Para deputetëve, ajo nënvizoi gatishmërinë e dikasterit që drejton për plagjiaturën në arsimin e lartë. Nga ana tjetër, ajo tha se buxheti për arsimin për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 80 milionë euro. I njëjti, ajo tha se do të shfrytëzohet edhe për ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja./ksp
-
Nagavci akuzon shkollat për mungesë të llogaridhënies e komunat për neglizhencë
-
Nagavci: Buxheti për arsimin për vitin 2023 do të jetë për 12% më i lartë
-
Përplasje për titujt akademikë dhe plagjiaturën në Komisionin për Arsim
-
Ministria e Arsimit s’merr përkrahjen e prindërve për mësim të shtunave
-
Nagavci për pagat e mësimdhënësve: Kompensim vetëm për punën e bërë