Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në “Express Intervistën” në KTV ka thënë se Gjykata Kushtetuese është bërë pjesë e kapjes së shtetit kur ka dalë në favor të vendimit të qeverisë së Ramush Haradinajt për t’ia rritur vetes pagën.
Arysetimi i Kushtetueses, sipas Nagavcit, është joprofesional dhe se ka lejuar abuzimin e buxhetit të shtetit.
“Kushtetuesja është bërë pjesë e kapjes së shtetit duke shkelur secilin nen të kushtetutës. Kjo po mundëson që edhe gjykata lejon abuzimin e buxhetit”, ka thënë Nagavci.
“Arsyetimi i Gjykatës është joprofesional, edhe në rastet e referencave kanë marrë shtete të zhvilluara. Çështjet që ka përmendur Kushtetuesja nuk qëndrojnë. Ata kanë mohuar pushtetin e ndarë mes legjislativit dhe ekzekutivit. Vendimi i qeverisë tejkalon kompetencat dhe shkel të drejtat që i takojnë Kuvendit për miratim”, ka shtuar ajo.
Deputetja e VV-së duke folur për vendimin e Kushtetueses, ka thënë se kjo gjykatë është bazuar në ligjin për paga që ende nuk është miratuar dhe kjo, sipas Nagavcit, përbën një shkelje tjetër.
“Edhe Gjykata nuk ka qenë e vetëdijshme në lidhje për ligjin për paga. Ata janë bazuar në ligjin për paga që ende nuk është miratuar. Ata kanë dështuar të mos njohin për çështje bazike dhe janë disa të dhëna që u referohen nenit 92-93ku thotë se qeveria zbaton ligjin, por ata nuk kanë zbatuar asnjë ligj pasi ende nuk ka ligj për pagat”, ka sqaruar Nagavci.
Vendimi i Haradinajt për t’ia rritur pagën vetes pa u bazuar në ligj, Nagavci ka thënë se krijon precedent që qeveritë e ardhshme mund të rrisin pagat pa kurrfarë mbështetje në ligj.
Edhe
VV e quan të turpshëm vendimin e Kushtetueses për rritjen e pagave nga Haradinaj
“Kjo krijon precedent të rrezikshëm që secila qeveri kurdoherë mund të rrisë pagat e veta pa kurrfarë rezerve. Kjo rritje e pagave nuk është paraparë as te rishikimi i buxhetit. Kostoja është me miliona euro. Paga e Kryeministrit do të jetë 3 mijë euro që sipas një hulumtimi është më e larta në rajon”, ka thënë Nagavci.
“Tashmë është e qartë që kjo qeverisje e udhëhequr nga Haradinaj as nuk kanë turp e pendesë për veprimet e tyre. Ata nuk do të kthehen prapa me vendim dhe po duket se e dinë që qeverisja e tyre është jetëshkurtër dhe po mundohen ta shfrytëzojnë ose keqpërdorin buxhetin për benefite”, ka thënë Nagavci që ka paralajmëruar se në Kuvend do të tentohet shfuqizimi i vendimit për rritjen e pagave në qeveri.
“Ne duhet të shohim përmes mekanizmave që kemi në dispozicion, përveç debateve parlamentare ose interpelancave në të cilat Haradinaj po tregohet i pafajshëm, i padijshëm. Do të diskutojmë kornizën afatmesme të buxhetit dhe të enjten do të adresojmë këtë çështje. Do të ftojmë partitë tjera që të ndërmarrim nismat për ta shfuqizuar këtë vendim”, ka thënë veç të tjerash deputetja e VV-së.
-
Arsyetimi i Kushtetueses për vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave për vete dhe të tjerët
-
Haxhiu: Kushtetueses po i bëhet presion lidhur me vendimin për rritjen e pagave nga Haradinaj
-
Haxhiu pret nga Kushtetuesja që të ndalojë abuzimin me paranë publike nga vendimi i Haradinajt
-
VV-ja dikur thoshte se vetëm Kuvendi ka kompetencë të vendosë për pagat e funksionarëve