Sipas deputetes së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, keqpërdorimet e buxhetit nga qeveria kanë nxitur grevat në disa sektorë publikë.
Duke folur për grevat në arsim, te shërbyesit civilë, në shëndetësi e sektorë tjerë për shkak të pakënaqësive për projektligjin për paga, Nagavci ka thënë se pakënaqësitë janë shtuar “pas vendimit të qeverisë për rritje pagash për vete e keqpërdorim të miliona eurove”.
“Greva në arsim vazhdon edhe pse ata vetë s’e duan grevën. Fakti që janë marrë vendime të tilla arbitrare, duke nisur nga rritja e pagës për vete, falja e 53 milionë eurove, keqpërdorimi i vazhdueshëm, shpërndarja e buxhetit pa planifikim, jashtëligjshëm, sigurisht që shkakton reagime të sektorëve të ndryshëm dhe pabarazitë te mësimdhënësit e shërbyesit civilë që e krahasonin veten me të tjerët duke u bazuar në kualifikim të njëjtë, por me paga të ndryshme”, ka thënë Nagavci në Interaktiv të KTV-së.
Sipas Nagavcit, opinioni po manipulohet “kinse që janë ulur koeficientët për liderët”.
“Po shohim njëfarë tendence që të manipulohet publiku se kinse janë ulur pagat e liderëve. Në draftin e fundit që pash sot, kishte ulje të koeficientit, por s’janë prekur shtesat. Kërkesa jonë është që të ndërpriten të gjitha shtesat. Të kenë pagë të përcaktuar në bazë të koeficientit dhe vetëm ajo pagë bazë të jetë për punën e kryer e jo të ketë shtesa ekstra që janë më të mëdha se koeficienti”, ka thënë ajo.
-
PDK-ja akuzon ministren Nagavci për zhvatje të buxhetit e për dhunë psikike ndaj prindërve
-
Opozita e kërkon dorëheqjen e Nagavcit, e kualifikon propozimin si shembull të keqmenaxhimit
-
Sefaj: Murati e Nagavci na premtuan koeficient prej 120 eurosh gjatë grevës
-
Nagavci akuzon shkollat për mungesë të llogaridhënies e komunat për neglizhencë
-
Personalitetet e vitit 2022: Arbërie Nagavci – E pazëshmja