Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, deklaroi sot se pandemia nxori në pah mundësitë e shumta të mësimit në distancë, ndërsa hulumtimet duhet të tregojnë se si mund të shfrytëzohen në mënyrë sa më optimale kapacitetet e teknologjisë në të ardhmen.
Ajo këto komente i bëri në konferencën dyditore ndërkombëtare të Kosovës për hulumtim arsimor-KICER, ku po marrin pjesë hulumtues nga vende të ndryshme të botës, raporton KP.
Nagavci tha se hulumtimi në arsim i shërben përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në shkolla, si dhe, në përgjithësi, përmirësimit të shkollës. Ndërsa, duke folur për mësimin në distancë që u imponua nga pandemia, ajo përmendi përkushtimin e mësimdhënësve në këtë drejtim.
Ndërsa Stergios Tragoudas, menaxher i programin në Zyrën e BE-së në Kosovë, theksoi rëndësinë e hulumtimit në arsim dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur aktivitete të tilla që i kontribuojnë arsimit.
-
Nagavci thotë se cilësia në arsim është sfiduese, rritjen e buxhetit e konsideron mundësi
-
Nis viti i ri shkollor
-
Drejtori i PISA-s thotë se nxënësit në Kosovë janë të lumtur, por jo edhe akademikisht të suksesshëm
-
Nagavci thotë se fokus e ka përmirësimin e kushteve në shkolla për fëmijët me aftësi të kufizuara
-
Nagavci për furnizimin me tekstet shkollore: Po vazhdon puna, së shpejti do të dalim me konferencë