Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nagavci thotë se cilësia në arsim është sfiduese, rritjen e buxhetit e konsideron mundësi

(Ekonomia Online) - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, raporton Ekonomia Online.

Nagavci ka folur në detaje për punën e bërë në sistemin e arsimit në të gjitha nivelet. Duke komentuar Raportin e Komisionit Evropian për vendin, ajo tha është evidentuar përparim i dukshëm, duke filluar nga ofrimi i mundësive të barabarta për qasje në arsim.

Edhe pse thotë se cilësia në arsim është sfiduese, ajo përmend rritjen e buxhetit për 10 milionë euro si masë për arritjen e objektivave.

“Atë çfarë kemi parasysh është përmirësimi i gjendjes dhe do të ndalem prej komenteve në lidhje me zhvillime pozitive rreth përmirësimit në edukimin primar. Është përmendur edhe për progresin në lidhje me arsimin e lartë. Përmendet që ka qenë një hap i mirë, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Cilësisë. Janë përmendur edhe organizimi trajnimeve për fëmijë me nevoja të veçanta. Një hap i mirë është edhe ofrimi i mundësive të barabarta të gjithë fëmijëve për qasje në arsim. ERA 2 ka prioritet përmirësimin e cilësisë së arsimit. Kemi dërguar tekstet për shkolla fillore. Janë siguruar edhe tekste alternative. Kemi edhe shumë punë dhe e kemi marrë me shumë përkushtim. Cilësia në arsim është shumë sfiduese”, tha Nagavci. “Në lidhje me buxhetin, na është rritur për 10 milionë euro buxheti për vitin e ardhshëm, 5 milionë do të jenë investime në ndërtimin e çerdheve të reja”.

Ajo ka treguar se mw 25 tetor do tw hapet zyra e re pwr mbwshtetjen e studentwve me bursa.

“Këtë vit janë më shumë se 3 milionë euro për tekste. Ne kemi paraparë punësimin e 100 asistentëve për vitin 2022. Është ndarë buxheti për punësimin e asistentëve. Jemi duke punuar edhe për implementimin e mësimit dual. Sa i përket zbatimi të MSA-së janë udhëzimi administrativ, për transferim e teknologjisë dhe dijes, Projektligjin për arsimin e lartë dhe për akreditim. Sa i përket zbatimit të agjendës evropiane janë përmirësimin i cilësisë në sektorin e arsimit”.

Kryetarja e Komisionit Rrezarta Krasniqi tha se pse ka ankesa për mungesë të teksteve shkollore.

Edhe Nagavci thotë se janë buxhetuar pagat për 500 asistentë për nxënësit me aftësi të kufizuara Arbëri Nagavci thotë se janë buxhetuar pagat për 500 asistentë për nxënësit me aftësi të kufizuara

Anëtarja e Komisionit nga PDK-ja Blerta Deliu-Kodra tha se raportin për vendin vë në pah pak progres në arsim.

Ajo ka pyetur për planin e ministrisë për ngritjen e cilësisë duke thënë se 10 mijë fëmijë nuk janë përfshirë në mësimin në distancë.

“Raporti i Progresit gjen se në fushën e arsimit është bërë pak progres. 4.7% janë shpenzime publike për arsim. Shpenzimet për studentë janë të pamjaftueshme dhe mungon tekstet shkollore edukative. U përmend që tekstet blihen nga prindërit. Sa çerdhe keni ndërtuar. Në fushën e kërkimeve shkencore Kosova është në fazën e hershme të zhvillimit. 10 mijë fëmijë nuk janë përfshirë në mësimin në distancë nga fëmijë që janë nga familje të varfra. Kanë mbetur 2.8% e fëmijëve që nuk janë përfshirë në mësimin online. A ka plan ministria për të ngritur cilësinë e arsimit në Kosovë. Librat janë vonuar shumë dhe nxënësit kanë mbetur pa tekste shkollore. Pse ka pasur vonesa”.