Një udhëzim i Ministrisë së Tregtisë po kundërshtohet nga naftëtarët, të cilët atë po e shohin si kosto shtesë për ta.
Ministria ka vendosur që t’i obligojë kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervarët çdo tre vjet.
Në mbledhjen e Kuvendit të shoqatës u kërkua që ministri të shfuqizojë udhëzimin administrativ, për të cilin thonë se nuk u morën parasysh kërkesat e tyre, raporton KTV.
Shoqata ka kritikuar vendimin, gjithashtu, për faktin se sipas tyre është marrë nga një Qeveri në dorëheqje.
Naftëtarë nga rajoni kanë treguar se si është e rregulluar kjo në vende të tjera.
Edhe
Naftëtarët kundërshtojnë vendimin e ministrit Shala për pastrimin e rezervarëve çdo 3 vjet
E ministri në dorëheqje, Endrit Shala, duke iu përgjigjur naftëtarëve ka thënë se ky udhëzim i ri administrativ ka qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.
Mirëpo, Endrit Shala, ministër në dorëheqje, thotë se vendimin e ka marrë më 11 korrik.
-
MTI obligon kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervarët çdo tri vjet
-
Naftëtarët kërkojnë shfuqizimin e udhëzimeve të MTI-së, thonë se u shkaktuan dëme milionëshe
-
Naftëtarët kundërshtojnë kompaninë e autorizuar nga MTI-ja për pastrimin e rezervuarëve
-
MTI-ja synon ta rikthejë te vetja kontrollin e naftës, MF-ja e naftëtarët zihen në befasi