Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Vështirë të krenohemi kur luftëtarët dhe liderët kryesorë këndej e andej kufirit po mbahen në burg

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur turp kombëtar faktin që luftëtarët kryesorë të lirisë e kanë kaluar ndërrimin e moteve në burg.

Ai ka përmendur edhe liderët që sipas tij, e përmbytën diktaturën komuniste mëtanë kufirit dhe tani janë në arrest “në emër të popullit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mustafa ka thënë se nuk e meritojnë të gjithë lirinë që e gëzojnë

“Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar? Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesorë të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndërrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë”, ka thënë ai.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe të tjerë po mbahen në paraburgim në Hagë.

Së fundmi i është shqiptuar arrest shtëpiak edhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.