Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, në Facebook, i ka dalë në mbrojtje ministrit të FSK-së Haki Demolli i cili vjen nga LDK e që sot nga disa portale u akuzua të jetë kundër transformimit të FSK-së në Ushtri.
Ky është postimi i Isa Mustafës:
“Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë partiake. Ministri i FSK-së, z Haki Demolli ka qenë dhe është për transformimin e FSK-së në ushtri. Letra që ai e ka dërguar në adresë të Presidentit, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit, shpreh përgjegjësinë e tij si ministër për të njoftuar institucionet e larta shtetërore për qëndrimet dhe opinionet e partnerëve tanë strategjik lidhur me dhënien e rolit të ushtrisë FSK-së.
Z. Demolli më ka njoftuar mua paraprakisht dje me bisedën me partnerët dhe unë e kam këshilluar që për të gjitha këto çështje të njoftojë edhe Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit. Edhe unë si Kryeministër i kam njoftuar me letrën që e kam marrë nga Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ditën kur është mbajtur debati në Kuvendin e Kosovës lidhur me FSK-në.
I konsideroj të papranueshme, të papërgjegjshme dhe tendencioze sulmet e tilla ndaj ministrit Demolli si dhe nxjerrjen e letrave zyrtare në opinion për efekte politike".
-
Mustafa kërkon përkrahjen e të gjithëve për Ushtrinë e Kosovës
-
Demolli: Presidenti veproi në bazë të kompetencave, Ushtria në dorë të Qeverisë
-
Projektligji për shndërrimin e FSK-së mund të pësojë ndryshime
-
Demolli beson se Thaçi është koordinuar me partnerët kyçë për themelimin e ushtrisë
-
Demolli: Do ta votojmë Projektligjin për FSK-në, nesër ia dorëzojmë Qeverisë