Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demolli: Do ta votojmë Projektligjin për FSK-në, nesër ia dorëzojmë Qeverisë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, thotë se ai dhe Grupi Parlamentar i LDK-së, do ta përkrahin Projektligjin e FSK-së, në momentin që ai do të jetë për votim në Kuvendin e Kosovës.

Demolli në një intervistë për KosovaPress tha se Projektligji për FSK-në, i cili është dorëzuar ditë më parë në Ministrinë që ai drejton, nesër do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, me opinionin që do të jap kjo Ministri për këtë Projektligj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Demolli teksa tregon se ai së bashku me Grupin Parlamentar të LDK-së, do t’i japin përkrahje këtij Projektligji, thotë se do të ndihej mirë, që gjatë periudhës sa ai është ministër i FSK-së, të ndodh transformimi i kësaj force në ushtri të Kosovës.

Demolli tregon se ka pasur biseda me partnerët strategjikë të Kosovës, por se nuk ka marrë ndonjë vërejtje apo shqetësim nga ta, lidhur me Projektligjin për FSK-së.

“Unë kam pasur biseda, por nuk kam ndonjë vërejtje, ndonjë shqetësim në drejtim të tillë. Mirëpo çdo gjë mbetet tek iniciuesi, respektivisht tek sponzoruesi i ligjit që është Presidenca”, tha ai.

Demolli shprehet i vendosur që me apo pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar, ata do të jenë pro këtij Projektligji.

Ndryshe, Projektligji për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, u iniciua ditë më parë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili i dorëzoi këtë Projektligj kryeparlamentarit Kadri Veseli.