Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa uron Tuskun për rizgjedhjen president i Këshillit Evropian

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar presidentin Donald Tusk, pas rizgjedhjes në postin e presidentit të Këshillit Evropian.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka uruar edhe Familjen e Partive Popullore Evropiane (EPP), kandidat unanim i të cilës ishte presidenti Tusk, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Mustafës.

Në urim, kryeministri Mustafa ka theksuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim dhe miqësi të mëtejme.

“Urime për Familjen tonë të EPP-së dhe presidentin e Këshillit Evropian për rizgjedhjen. Bashkëpunim dhe miqësi më e fuqishme nga Kosova”, shkruan kryeministri Mustafa, në urim.