Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar Krishtlindjet besimtarëve ortodoksë në Republikën e Kosovës, transmeton Koha.net.
Mustafa ka uruar që, “kjo festë të fuqizojë më tej vlerat e humanizmit, solidaritetit, paqes dhe dashurisë ndërnjerëzore në shoqërinë kosovare dhe më gjerë”.
Urime të përzemërta, Mustafa iu ka përcjellë edhe përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e përhershme të LDK-së për kontributin e tyre në shtetin e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm