Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me presidentin e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul me të cilin bisedoi për perspektivën evropiane të Kosovës me theks të veçantë liberalizimin e vizave.
“Përsërita edhe një herë mbështetjen e EPP-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Qeveria Mustafa tashmë ka bërë një punë të mrekullueshme në këtë rrugë të rëndësishme dhe i uroj atij dhe popullit të tij të gjitha të mirat, që së shpejti ta përfundojnë këtë proces dhe të jenë në gjendje të udhëtojnë më lehtë nëpër Evropë. Do të jetë një hap i madh për rrugën e tyre evropiane”, citohet të ketë thënë Daul në njoftimin për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për më tepër ne biseduam edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, rëndësinë për të siguruar stabilitet dhe marrëdhënie të mira fqinjësore”, është shprehur kryetari i EPP-së, Daul pas këtij takimi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.