Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se do të jetë e pranishme në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP), me ç’rast kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të paraqitet me fjalim para krerëve të EPP-së, njëherësh përfaqësues të qeverive dhe institucioneve evropiane.
EPP është grupi më i madh parlamentar në kuadër të Parlamentit të Bashkimit Evropian, institucion i cili përkrah fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës.
“Kryeministri dhe delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës është paraparë të vijojë një agjendë të ngjeshur të takimeve, të cilat i shërbejnë sensibilizimit të opinionit vendimmarrës dhe evropian në lidhje me synimet e Republikës së Kosovës për integrim në institucionet ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjes në agjendën zhvillimore evropiane”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.
Kongresi i Partive Popullore Evropiane do të mbahet në Maltë, në datat 29 dhe 30 mars.
-
Mustafa takon McAllisterin, thotë se Kosova ka mbështetjen e EPP-së
-
Mustafa: Rruga e Kosovës drejt BE-së s’ka kthim
-
Mustafa takon kryetarin e partive popullore, Joseph Daul
-
Mustafa: Europa mbështetë Kosovën në rrugën integruese
-
Mustafa në Kongresin e EPP-së në Maltë: Për LDK-në e Kosovën Europa nuk ka alternativë