Kryeministri Isa Mustafa tha se në Maltë ka marrë mbështetje nga Europa për rrugën e Kosovës drejt integrimeve europiane.
Mustafa është duke marrë pjesë në punimet e Kongresit të EPP-së në Maltë, kur po marrin pjesë edhe liderët e vendeve europiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë poshtë është shkrimi i plotë i Mustafës:
Gjatë punimeve të sotme të Kongresit të EPP-së në Maltë, liderët e vendeve evropiane, të mekanizmave të BE-së si dhe të partive më të fuqishme të qendrës së djathtë nga të gjitha vendet evropiane, po vazhdojnë diskutimet për të ardhmen e Evropës.
Pata mundësinë të takohem me personalitete të rëndësishme, të cilët konfirmojnë përkrahjen e tyre të plotë për Kosovën dhe rrugën integruese evropiane të saj.
Është fat i madh për vendin në këtë fazë, që LDK është pjesë e Familjes më të madhe politike evropiane, roli i të cilës është vendimtar për të ardhmen e BE-së dhe proceset integruese.
Andaj, me kënaqësi mund të them se Partitë Popullore Evropiane, grupi më i madh politik në Bashkimin Evropian, po e përkrah fuqishëm rrugën integruese evropiane të Kosovës.