Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa s’flet për dështimin e mbledhjes së fundit të Qeverisë, në Mitrovicë përuron punimet në “Adem Jashari”

Ka dështuar mbledhja e fundit e Qeverisë në detyrë. Shkak për këtë u bë mungesa e disa ministrave nga dy partitë e mëdha të koalicionit qeverisës.

Isa Mustafa, gjatë vizitës së tij në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, zgjodhi të mos flasë për dështimin e mbledhjes së fundit të kabinetit të tij, raporton KTV. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, në atë që u tha se është dita e fundit të punimeve për rinovimin e këtij stadiumi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, shprehu besimin se ky stadium është gati që t’u shërbejë klubeve kosovare për ndeshjet në garat ndërkombëtare.

Shala njoftoi se deri më 27 gusht do të përfundojë faza e parë e punimeve në stadiumin e Prishtinës.

Ndërsa, shtoi se shpreson që ndeshja e ardhshme e Kosovës si vendas, në fundjavë, me Turqinë të jetë e fundit që luhet jashtë Kosovës.

Për mirëmbajtjen e stadiumit, rinovimi i të cilit kushtoi 2.4 milionë euro, sipas Shalës, do të përkujdeset FFK-ja.