Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: RTK është kapur totalisht nga PDK-ja

Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ndaj transmetimit të një sondazhi për zgjedhje në RTK.

Sipas Mustafës, RTK është kapur totalisht nga PDK-ja, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Televizioni i Kosovës mbrëmë në lajmet qendrore dëshmoi se është kapur totalisht nga PDK-ja dhe se me paratë publike po bën fushatë të veçantë për njerëzit e kësaj partie. Veç të tjerash, transmetoi me shumë pompozitet rezultatet e një sondazhi të rremë me qëllim të ushtrojë ndikim te qytetarët gjatë procesit të votimit. Si Kryeministër i vendit dhe si Kryetar i LDK-së vlerësoj se veprimet dhe sjelljet e tilla janë të palejueshme për një televizion publik dhe janë të frikshme për një proces të rregullt dhe të drejtë zgjedhor”, ka shkruar Mustafa.