Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria do duhej të kërkojë dhe të gjejë zgjidhje në këtë periudhë të ndërlikuar sociale por edhe politike.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se më së paku i takon të humbë kohë me arsyetime dhe me fajësime të të tjerëve.
“Çmimin e energjisë, të vajit, të derivateve të naftës, e shumë tjera, nuk i ngritën qeveritë e kaluara. Kjo opozitë nuk po e gjuan Qeverinë me shishe molotovi, me granata, me bomba, gaz lotsjellës, gurë.. Përpos një partie parlamentare e njërës jashtë parlamentit, opozita tjetër s’po ua prishë terezinë. Prandaj Qeveria s’ka arsye të vajtojë por duhet të ngjeshët dhe të tregojë lidership. Sepse, qeverisja në kohë të rëndomta ec vet, e në kohë të vështira tregon lidership. Dije, organizim, drejtim”, ka shkruar ai.
Mustafa ka thënë se nuk është roli i Qeverisë së Kosovës për ta edukuar dhe disiplinuar Putinin as për të bërë luftën në Ukrainë. Ai shton se atje po lufton një popull i tërë me përkrahje të drejtë dhe solidarizim nga e gjithë bota.
“Nuk është roli i institucioneve të Kosovës, po ashtu, të tmerrojë qytetarët çdo mëngjes se po na sulmon Serbia. Sepse, njerëzit shqetësohen, frikësohen; spekulantët i rrisin çmimet, kurse qentë e luftës kërkojnë hapësirë për të profituar. Në fund mbesin qytetarët që ju votuan, ata që e paguajnë çmimin e frustrimeve të pamenaxhueshme”, ka thënë ai.
-
PDK: Kriza energjetike, rezultati i keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti
-
Mustafa: Askush s’mund të ushtrojë pozita ekzekutive dhe legjislative në të njëjtën kohë
-
Mustafa: Kurti s’ka pasur nevojë ta tensionojë situatën, dëshiron të marrë poenë për shtensionim
-
Mustafa: Trusti s’duhet të kalojë
-
Kadriaj: Qeveria nuk po jep shpresë, po nxit panik