Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co.
Gjatë takimit u bisedua për angazhimet e përbashkëta për fëmijët në Kosovë.
Duke vlerësuar rolin e deritashëm të UNICEF-it, Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e gjithanshëm të mirëqenies së fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, foli për punën dhe projektet aktuale të UNICEF-it në Kosovë, duke falënderuar kryeministrin Mustafa për përkrahjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova koordinohet me UNICEF-in për përmirësimin e kuadrit ligjor për të drejtat e fëmijëve
-
Mustafa flet me britanikët për zgjedhjet e parakohshme
-
Fëmijët në Kosovë - viktima të dhunës e varfërisë
-
Falënderim UNICEF-it për ndihmën e dhënë gjatë luftës
-
Haradinaj thotë se fëmijët janë prioritet i qeverisë