Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa pret Doris Packun, e njofton për ecurinë në negociatat me VV-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka takuar kryetaren e grupit të grave të EPP-së, Doris Pack.

Pack uroi Mustafën për rezultatet e LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit duke uruar suksese të mëtutjeshme.

Mustafa e njoftoi kryetaren e grupit të grave të EPP-së për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

“LDK-ja, në qeverinë e ardhshme, do të prioritizojë funksionalizimin e shtetit ligjor, arsimit, shëndetësisë, integrimeve evropiane si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, citohet të ketë thënë Mustafa në komunikatën e LDK-së.

Po ashtu, Mustafa duke falënderuar Pack për përkrahjen e EPP-së, CDU-së dhe Gjermanisë ndaj Kosovës në të gjitha sferat, potencoi domosdoshmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi drejt proceseve integruese në institucionet euroatlantike.