Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se LDK-ja ka qenë e hapur gjithnjë për biseda dhe dialog. Duke komentuar ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për takim, Mustafa ka thënë se nuk mund të flasë se kur LDK-ja është e gatshme të takohet me zyrtarët e VV-së për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.
Ai ka deklaruar se LDK-ja nuk është parti e barrikaduar dhe nuk i kanë gjuajtur të tjerët me molotov apo gaz.
“LDK gjithherë ka qenë e hapur për biseda dhe dialog. Nuk jemi barrikaduar si të tjerët dhe nuk i kemi gjuajtur të tjerët me gaz e me molotov, kur është dashur të bisedojmë. Kuvendi është i të gjithëve, jo vetëm i atyre që janë renditur të parët”, ka deklaruar ai.
Nuk shoh asgjë të keqe nga bisedat për përgatitjen e konstituimit të Kuvendit. por se kur LDK do të jetë e gatshme të marrë pjesë, nuk mund të flas”.
Lëvizja Vetëvendosje të enjten u ka dërguar ftesa LDK-së, AAK-së dhe PDK-së për takime konsultative pas certifikimit të procesit zgjedhor./KP/
-
LDK-ja në mes të zgjedhjes së kryetarit të ri apo rreshtimit krah Abdixhikut
-
Mustafa para Kuvendit të LDK-së: Problemet nuk zgjidhen me tifozllëk, përgjegjësia është çështje etike
-
LDK-ja e ndarë në dysh për takimin me Kurtin dhe Osmanin, PDK-ja e AAK-ja konfirmojnë pjesëmarrjen
-
PDK-ja pranon ftesën e VV-së për takimin e së hënës
-
LDK-ja thërret mbledhje me kryetarë të degëve, ish-deputeti ia zë për të madhe Mustafës