Papunësia është zvogëluar në Kosovë për shkak të rritjes së migrimit, ka thënë profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa.
Mustafa ka thënë në “Desku” të KTV-së, të enjten, se migrimi po paraqet problem me fuqinë punëtore, duke e zvogëluar atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Papunësia është zvogëluar për shkak të migrimit të madh. Mungesa e zhvillimit, mungesa e vendeve të punës, nxit migrimin dhe në këtë mënyrë është krijuar një rreth vicioz që migrimi nesër do të paraqitet problem për fuqinë punëtorë në Kosovë, veç ka filluar në disa sektorë të paraqitet. Nëse vazhdon ky migrim, në dy vitet e ardhshme do të rritet mungesa e fuqisë punëtore më shumë. Pagat në sektorin privat janë rritur shumë pak ose hiq në këto 20 vjet”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, në Kosovë mungon filozofia zhvillimore, derisa ka kritikuar edhe Qeverinë aktuale për mënyren e shpërndarjes së ndihmave për qytetarët.
“Sugjerimi im kryesor do të ishte që duhet të jemi më selektiv edhe te intervenimet tona të krijohet një masë kritike që e përmirëson gjendjen, sepse me kapacitet tona buxhetore, t’i i harxhon paratë por ato e rritin një kërkesë, kërkesën agregate, mirëpo nuk e ndryshojnë shumë gjendjen”, është shprehur Mustafa.