Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa ngushëlloi familjen Rexhepi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një telegrami ka ngushëlluar Familjen Rexhepi, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, transmeton Koha.net.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:

“Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe veprimtarit të dalluar Bajram Rexhepi.

Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për Ju dhe për tërë Kosovën.

Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare.

Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, si dhe si kryetar i Mitrovicës, duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës.

Edhe Haradinaj ngushëllon familjen Rexhepi Arbëri Haradinaj ngushëllon familjen Rexhepi

Më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”.