
Shumë takime politike dhe shumë vendime pritet të ndodhin këtë javë në Kosovë, kur edhe pritet të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit.
Derisa PSD-ja, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti sot në mesditë pritet të merr vendimin për një koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajn, Ahmeti ndodhet në takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.
Ky takim po mbahet në një nga restorantet e kryeqytetit, dhe ka filluar që shumë kohë, raporton KosovaPress.
Nuk dihet se për çfarë po bisedojnë ata, por dihet se LDK-ja ka deklaruar se do hyjë në koalicione parazgjedhore vetëm nëse këtë e bëjnë edhe partitë e tjera, në të kundërtën shkojnë të vetëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa e Hoti takohen me Haradinajn në Kuvend
-
Fillon takimi i Mustafës me kryetarët e degëve të LDK-së
-
Mustafa takoi ndaras Ahmetin e Limajn, Haradinaj refuzon ftesën
-
Ahmeti mbledh drejtuesit e partisë, diskutohet për koalicionin e mundshëm me AAK-në
-
PSD-ja mund të hyjë në koalicion parazgjedhor me AAK-në, thotë Ahmeti