Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ka folur për pozitën e shqiptarëve në zgjedhjet e 3 prillit që u mbajtën në Serbi.
Ai ka thënë se ndryshe nga dy vjet më parë kur Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë me Gent Cakaj kishte marrë iniciativën për konsultim ndërmjet faktorit politik shqiptar dhe ishte arritur një koncensus, kësaj radhe edhe për shkak të konsultimeve që kanë pasur subjektet politike ata janë ndarë në dy lista.
Sipas tij, janë ndarë në Listën e Shqipërim Arfit dhe Lëvizjen për Reforma. Ndërkaq sipas tij, në anën tjetër Shaip Kamberi krijoi bllokun e dytë.
Kjo sipas tij ka bërë që Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës të përfaqësohet me një ulëse në parlamentin serb.
Ai tutje ka shtuar se në Luginë ka ndryshim artificial të përbërjes etnike.
“Pritej rezultat më pozitiv. Ajo që është reale është se lista e Shqipërim Arifit ka ndryshuar komplet, kurse Shaip Kamberi do të vazhdojë të jetë deputet. Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 12 mijë shqiptarë, në Luginën e Preshevës kanë marrë pjesë diku 11 mijë. Rreth 60 mijë votues potencial kanë të drejtë në zgjedhje por dalja ka qenë shumë e ulët. Një pjesë e mirë e qytetarëve janë në diasporë për shkak të kushteve ekonomike. Një pjesë tjetër ka një lloj indiference për politikën. Kjo ka ndikuar në daljet në zgjedhje. Nëse krahasohen me zgjedhjet lokale që mbahen në këto komuna, edhe në të kaluarën dalja ka qenë shumë e ulët”, ka thënë ai.
Mustafi ka shtuar se nëse shihet vibrimi i votave gjatë zgjedhjeve parlamentare njerëzit shohin mundësinë e përfaqësimit, por nuk shohin ndonjë ndryshim.
Edhe
Arifi me akuza për Kurtin: Po i përçan shqiptarët në Luginë
Sipas tij, ata presin nga Kamberi t’i përfaqësojë shqiptarët në mënyrë të dinjitetshme, gjithashtu të nxjerr në pah edhe temat për të cilat shqiptarët po vuajnë siç janë diskriminimi me të cilin po ballafaqohen.
Ai ka shtuar se në Medvegjë shqiptarët kanë arritur t’i kenë 3 ulëse nga 25, ashtu siç i kanë pasur edhe mandatin e kaluar.
“Ne kemi marrë njoftime se disa qytetarë për shkak të pasivizimit të adresave nuk kanë mundur të votojnë përkundër se kanë pasur dokumentet. Në Luginë ka ndryshim artificial të përbërjes etnike”, ka thënë ai.
-
“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” synon të paktën një ulëse në Kuvendin e Serbisë
-
Kamberi dorëzon rezolutë në Kuvendin e Serbisë për pozitën e shqiptarëve në Luginë
-
Mustafi: Serbia nuk ofron drejtësi për shqiptarët në Luginë
-
Mustafi: Serbia po i diskriminon shqiptarët, 60 për qind e adresave janë pasivizuar në Medvegjë