Kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa në Facebook ka vazhduar fushatën parazgjedhore duke lavdëruar punën që sipas tij e ka bërë partia që ai udhëheq,LDK.
Mustafa në Facebook ka shkruar se ndihet krenar me punën e LDK-së e jo me pasuritë që Zoti ia ka krijuar Kosovës.
Ky është shkrimi i Mustafës:
“Ne nuk krenohemi me tokat e malet e me pasuritë minerale që ka Kosova. Këto na i dha zoti e nuk i krijuam vet.
Ne krenohemi me punën tonë, me dijen tonë dhe me ndryshimet që i bëjmë. Prandaj do të bëjme edhe më shumë që Kosova të ndihet krenare. Krenare me LDK-në”!
Artikuj të ngjashëm