Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Na mbetet ta nderojmë Rugovën e ta çojmë përpara veprën e tij

Krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga kryetari i tyre Isa Mustafa, kanë bërë homazhe pranë shtatores së Ibrahim Rugova në kryeqytet, në ditën e lindjes së tij.

Për ish-kryetarin e kësaj partie dhe president i ndjerë i Republikës së Kosovës, Mustafa ka thënë se mbetet figura qendrore që ka vënë themelet e shtet-ndërtimit të Kosovës.

“Ajo që na mbetet neve si LDK, është që ta nderojmë figurën e tij, ta çojmë përpara veprën e presidentit Rugova”, ka thënë Mustafa.

Mbajtja e miqësisë dhe bashkëpunimit me SHBA-në e Bashkimin Evropian, sipas Mustafës, ka qenë porosi e Rugovës që të ruhen gjithnjë.

Ish-presidenti Rugova ka lindur më 2 dhjetor të vitit 1944, ndërsa vdiq më 21 janar të vitit 2006.

Homazhe te varri i presidentit të ndjerë Rugova, ka bërë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili më pas e ka vizituar edhe familjen Rugova.