Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia që e drejton është në trend gjatë javëve të fundit.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se partia e tij është strumbullari i aktiviteteve dhe e sheh LDK-në si parti të demokratizuar dhe e pakorruptuar.
“LDK manovra.. LDK e shtyri në listë....LDK e nxori nga lista.. LDK e LDK gjithnjë në trend. E... LDK vendos vet! Shihet qartë se LDK është strumbullari i aktualiteteve, por edhe halë në sy e atyre që u mbetet merak të vendosin për LDK-në”, ka shkruar Mustafa.
“LDK është gjithnjë një hap përpara! Më e demokratizuar, më e hapur, e pakorruptuar e aftë të qeverisë me vendin. Pikë!” ka shkruar në fund lideri i LDK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa paralajmëron ndryshime në LDK
-
Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK-ja organizohet për fitore
-
Mustafa: LDK-ja do të dalë edhe më e fuqishme në këto zgjedhje
-
Mustafa mbledh strukturat e partisë për të vendosur emrin e kandidatit për kryeministër
-
Mustafa: Lista e LDK-së për deputetë përfaqëson identitetin dhe vlerat e Kosovës