Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar ish-deputetin e LDK-së Nimon Alimusaj, në 9-vjetorin e vdekjes së tij, transmeton Koha.net.
Mustafa ka vlerësuar se Alimusaj ishte shembull se si duhet të mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend.
“Nimon Alimusaj ishte intelektual dhe veprimtar i palodhshëm me vendosmëri të pafund, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për jetësimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nimoni me gjithë qenien e tij ju përkushtua dhe bashkëngjit lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë përkrah Anton Qetës e shumë burrave të tjerë. Ai ishte deputet shembull se si mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend”.
“Nimoni kishte virtyte të larta njerëzore e kombëtare, prandaj vepra e tij do të kujtohet përherë me nderime të larta nga e gjithë anëtarësia e LDK-së dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai.