Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i grupit për zbatimin e strategjisë Kundër Terrorizmit 2018-2023.
Takimin e hapi Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili përgëzoi për punën e deritanishme institucionale anëtarët e këtij grupi. Ai tha se implementimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Terrorizimit është jashtëzakonisht shumë kompleks dhe kërkohet përkushtim dhe qasje sistematike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Strategjia bazohet në katër shtylla të cilët janë në harmoni të plotë me Strategjinë e Bashkimit Evropian kundër Terrorizmit. Ne duhet të bazohemi në praktikat e deritanishme të botës demokratike. Parandalimi, mbrojtja, ndjekja dhe reagimi janë jo thjeshtë shtylla mbi të cilat dizajnohet tutje strategjia, por janë vetë objektivat strategjik të cilët duhet të synojmë”, theksoi Mustafa.
Ministri vuri në dukje se Republika e Kosovës, si anëtare e koalicionit global kundër terrorizmit, ka treguar përkushtim dhe njëkohësisht ka marrë përgjegjësi dhe obligime të caktuara, të cilat janë përfshirë në këtë strategji.
Ministri i Punëve të Brendshme kërkoi nga anëtarët e grupit punues për implementimin e aktiviteteve që të përfshihen të gjitha dimensionet, ashtu siç kërkohet në dokumentin e aprovuar.
Ndërsa anëtarët e grupit punues u shprehën të gatshëm në kuadër të kapaciteteve ndërinstitucionale në implementimin e aktiviteteve që janë të paraparë në këtë strategji dhe vlerësuan se deri më tani shteti i Kosovës ka bërë përpjekjeje maksimale në paramendimin dhe luftimin e terrorizmit.