Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: “Kosova e Re” nuk mund të dështojë

“Kosova e Re” tashmë ka qartësuar të gjitha dilemat. Sipas kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, është qartësuar edhe procesi i zhvendosjes.

Mustafa, në Rubikon të KTV-së, bëri të ditur se është arritur marrëveshje me kompaninë dhe tashmë mbetet vetëm Banka Botërore.

“Tani ka qenë një delegacion i Bankës Botërore, kam biseduar me ta dhe jemi shumë afër. Ka pasur paqartësi lidhur me procesin e zhvendosjes dhe ambientale”, ka thënë ai.

“Mendoj se me kompaninë është zgjidh tani mbetet vetëm pjesa e Bankës Botërore pasi ka gati diku 70% të investimit”, shtoi Mustafa.

Mustafa thotë se nuk ka hapësirë për dështim të këtij procesi.

Artikuj të ngjashëm