Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, tha se Kosova është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha strategjive për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.
Ai tha se me agjendën e vitit 2015, ku janë aprovuar 17 objektivat për zhvillim të qëndrueshëm dhe 34 masat strategjike, e sjellin vendin më afër Bashkimit Evropian dhe zhvillimit të qëndrueshëm social, mjedisor dhe se synojnë të ndërlidhin prioritetet e Kosovës me këto objektiva.
Këto komente, Mustafa i bëri në forumin e diskutimit mbi zhvillimin e qëndrueshëm.
Drejtori i USAID-it, James Hope, i cili tha se përkundër shumë sfidave që ka Kosova, ka arritur progres të madh, dhe se Kosova, në bashkëpunim me USAID-in, do t’i arrijë 17 caqet për zhvillim të qëndrueshëm.
-
Mustafa: Agjendë kryesore e Qeverisë - punësimi dhe zhvillimi ekonomik
-
Strategjia për zhvillim, Kurti: Kosova qëndron krahas shteteve evropiane
-
Qeveria Hoti shqyrton planin e punës, e quan ambicioz
-
Kurti: Kosova është vend i vjedhur
-
Haradinaj thotë se Qeveria është e përkushtuar në luftën kundër informalitetit