Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, sot në Trieste ka zhvilluar një takim me zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller.
Gjatë takimit është diskutuar për ato që kumtesa i quan të arritura e Kosovës në zhvillimin ekonomik si rezultat i reformave fiskale dhe qeverisjes së fokusuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
Mustafa ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme, duke shprehur besimin se edhe më tutje Kosova do ta ketë përkrahjen e tyre në avancimin e vazhdueshëm të ambientit biznesor.
Nga ana e tij, zëvendës presidenti i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller, tha se rritja ekonomike e Kosovës, sipas kumtesës, është rezultat i lidershipit të kryeministrit në detyrë Mustafa duke vlerësuar vendimet e marra në të mirë të zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ai ka shprehur besimin që edhe qeveritë tjera të ndjekin shembullin e Qeverisë Mustafa dhe të kujdesen për financat publike.
-
MF-ja thotë se Banka Botërore është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të Kosovës
-
Mustafa nënshkroi Memorandum me Bankën Evropiane të Investimeve
-
Kryeministri Mustafa lavdërohet me lëvdatat e Bankës Botërore
-
BB-ja zotohet për mbështetje të mëtutjeshme të BQK-së
-
BQK dhe Banka Botërore diskutojnë për zhvillimet e fundit në sistemin financiar