Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marco Mantovanelli me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe angazhimin e BQK-së për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit.
Sipas një njoftimi për media nga BQK-ja, Mehmeti e ka njoftuar Mantovanellin për “rritjen e aktivitetit të
sistemit financiar në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, si dhe e ka falënderuar për mbështetjen e pa kursyer që Banka Botërore ia ka dhënë BQK-së në shumë projekte të rëndësishme”.
Nga ana tjetër, Mantovanelli ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës të vazhdojë të rritet.
-
BQK-ja thotë se po punon që ta ruajë stabilitetin financiar
-
BQK-ja dhe Ministria e Financave shprehen të gatshme për rimëkëmbjen ekonomike
-
BQK e gatshme të bashkëpunojë me institucionet për “Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike”
-
Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e Bankës Botërore
-
Guvernatori i BQK-së takon zyrtarë të BB-së e FMN-së në Uashington