Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një vendimi të veçantë ua ka lejuar deputetëve të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku do të diskutohet për pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja për të përballuar krizën që do të sjellë pandemia.
“Edhe kjo ndodhë! Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputetëve të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme në Kuvend. Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vihen mbi përfaqësuesit e popullit. Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend! Kësaj i vjen era diktaturë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
-
Sveçla paraqitet në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës
-
Sveçla e akuzon aktivistin e LDK-së për shkelje të heshtjes zgjedhore, partia i përgjigjet
-
Sveçla pret që sonte të konstituohet Kuvendi
-
Sveçla shkon në Kuvend pas përplasjes
-
Sveçla për zgjedhjet në veri: Nga aspekti i sigurisë dhe ligjor të suksesshme, nga ai politik jo mirë