Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur ministrit të infrastrukturës Pal Lekaj, i cili pak më herët përmes Facebookut e pyeti Mustafën se çka saktësisht mendon për taksën prej 100 për qind, të vendosur nga Qeveria.
“Pali, sot Ministër i Infrastrukturës, akoma po i duket vetja se është duke gjuajtur me vezë në sallën e Parlamentit. Kur bëhesh ministër, se ke gjuajtur me vezë, edhe pyetjet që i shtron i ke si vezët. Problemi nuk qëndron se çfarë mendoj unë për vendimin e qeverisë tënde, por çfarë mendon ti për atë vendim!”, është përgjigja e Mustafës për Lekajn, transmeton Koha.net.
Ndërkaq, Lekaj më herët ka shkruar se qëndrimi i Isa Mustafës, rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia, nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK-së, nëse janë PËR apo KUNDËR.
-
Lekaj pyet Mustafën: A je për apo kundër taksës
-
Kurti thotë se nuk do ta heqë taksën derisa të kenë qëndrim të përbashkët me LDK-në
-
Mustafa për taksën: Të hiqet ashtu siç po kërkon SHBA-ja
-
Takohen Mustafa dhe Kurti, shkak taksa 100 për qind
-
Haziri: Pritjet për largimin e tarifës janë të mëdha, reciprociteti të qartësohet