Arbëri

Lekaj pyet Mustafën: A je për apo kundër taksës

Lekaj pyet Mustafën: A je për apo kundër taksës
Foto: Koha / ilustrim

Ministri i Infrastrukturës njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklarimit të kreut të LDK-së, Isa Mustafës, i cili në një konferencë për media foli për taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria për produktet serbe e boshnjake.

Lekaj, megjithatë, ka thënë se Mustafa nuk e tregoi përcaktimin e saktë se a është për apo kundër kësaj takse vet ai dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.