Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se presioni i çdoditshëm mbi Pacollin e bëri të veten, po ashtu e bëri të veten edhe oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli.
“Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale”, ka shkruar Mustafa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i plotë i Mustafës:
Sot, në një takimi formal kisha Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, i cili më njoftoj me vendimin e tij për të dal nga Koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës, koalicion ky i ndërtua në prag të zgjedhjeve nacionale mbi parimet e shëndosha të mirëqeverisjes në vend.
Me z. Pacolli dhe AKR-në kemi pasur një frymë bashkëpunuese gjatë dhe pas zgjedhjeve nacionale dhe gjetëm harmoni në planin politik e programor. Bashkëpunimi gjatë kësaj kohe ka qenë i frytshëm në krijimin e rezistencës ndaj të keqes e cila rrezikon t`i kaplojë institucionet e Republikës.
LDK, AKR si edhe Alternativa e kishin të qartë se kush janë kapësit e vërtetë të pushteti dhe Republikës. Votuesit e saj e kanë dëshmuar më së mirë kur kanë vendosur të “kthehen në shtëpinë e tyre, siç shpreheshin vet, të Ibrahim Rugovës”. Prandaj koalicioni ynë ishte bashkim i votuesve tanë.
Presioni i çdoditshëm mbi z. Pacolli e bëri të veten. E bëri të veten edhe oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli.
Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale. Sepse, një qeverisje, me numra në margjinën e shumicës së nevojshme, nuk mund ta zhvillojë asnjë seancë normale të Kuvendit dhe të aprovojë ligje e lere më të merr vendime të mëdha. Vendimi më i madh dhe më i rëndësishëm do të jetë vetëzhbërja e tyre.
Për mua si Kryetar i LDK-së janë shumë shqetësuese pazaret kaq të mëdha për të qeverisur me çdo kusht. Prapa saj mund të fshihen interesa të mëdha ose frikë e madhe?!