Sipas njoftimit zyrtar të Qeverisë, gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe progresin që po arrihet në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane si dhe proceset tjera.
“Duke e falënderuar ish-presidentin Mesiq për kontributin e dhënë për Kosovën gjatës kohës sa ka qenë president, sidomos pas shpalljes së pavarësisë në fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral me Kroacinë”, thuhet në njoftim.
“Republika e Kroacisë ka dhënë mbështetje të madhe për Kosovën duke qenë partner i rëndësishëm në rrugën e konsolidimit dhe të forcimit të shtetësisë”, citohet të ketë thënë Mustafa.
Sipas njoftimit, ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, vlerësoi lart progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e tij të mëtejshme për Kosovën.
-
Mesiq – Haradinajt: Kosova mund të mbështetet në shembullin e Kroacisë për rrugën drejt BE-së
-
Kurti takon ish-presidentin kroat Mesiq
-
Kroacia premton mbështetje për Kosovën
-
Plenkoviq: Kroacia i ofron mbështetje të fortë Kosovës në rrugën evropiane
-
Prizreni shpall ish-presidentin kroat Mesiq, Qytetar Nderi